Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kante drejt Serie A, dy “gjigantë” italianë në garë për mesfushorin unik

N’Golo Kante ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Chelsea. Mesfushori unik është përballur me probleme fizike këtë sezon. Dëmtimet i kushtuan pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Francën, ndërkohë që drejtuesit e Chelsea nuk kanë ndërmend të rinovojnë me 31-vjeçarin.

Në kushte të tillë, Juventusi dhe Interi janë gati të përfitojnë. Kante pëlqehet shumë nga dy klubet e mëdha italiane, që në janar do të nisin nga puna për të siguruar një akord me agjentin e lojtarit, i cili mund të nisë një aventurë të re larg Anglisë, aty ku luan prej vitit 2015.

Ndërkohë raportohet se drejtuesit e klubit londinez kanë kërkuar 20 milionë euro për të lënë të lirë Kante në merkaton e dimrit. Te Chelsea nuk duan ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Juventusi dhe Interi mund të presin verën e ardhshme për të siguruar falas një nga lojtarët më të mirë në planet në rolin e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...