Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“232 shkelje me bastet”, Southgate e la pa Botëror, ylli i Premier League në telashe

Ivan Toney është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Premier League. Sulmuesi me origjinë nga Xhamajka numëron dhjetë gola dhe dy asiste me Brentfordin në kampionatin anglez, aty ku më mirë se ai kanë bërë vetëm Erling Haaland (18) dhe Harry Kane (12).

Gareth Southgate nuk e grumbulloi në Kupën e Botës, vendim që shkaktoi polemika dhe pakënaqësi te tifozët anglezë. Përveç zhgënjimit për mosgrumbullimin në Katar 2022, Toney po përballet edhe me një hetim nga FA, që lidhet me bastet sportive.

Shtypi anglez shkruan se sulmuesi 26-vjeçar ka përfunduar në shënjestër për shkeljen e rregulloreve të basteve. Toney akuzohet për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave të basteve të FA.

Sulmuesi i Brentfordit pretendohet se i ka shkelur rregullat plot 232 herë midis 25 shkurtit 2017 dhe 23 janarit 2021! Lojtari ka afat deri më 24 nëntor për të reaguar dhe dhënë një përgjigje ndaj akuzave.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...