Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Nuk pranoi t’i lirojë rrugën Perez, RedBull del me qëndrim zyrtar për Verstappen

Gara e fundit në Brazil ishte tejet problematike për skuderinë RedBull. Max Verstappen u përfshi në një incident me Hamilton dhe përfundoi në vendet e fundit të renditjes edhe pas një penalizimi prej pesë sekondash nga komisarët e garës, ndërsa nga ana tjetër, Sergio Perez nuk pati fuqinë e duhur për të parakaluar dyshen e Mercedes, madje humbi pozicione edhe ndaj dyshes së Ferrarit.

Meksikani që është në garë për vendin e dytë të Botërorit, e mbylli në vendin e shtatë Çmimin e Madh të Brazilit ndërsa në xhirot e fundit, mekanikët i kërkuan Verstappen që t’i hapte krahun shokut të skuadrës.

Por, dy herë Kampioni i Botës refuzoi dhe kështu nisi një konflikt mes dyshes së pilotëve me Perez që kritikoi sjelljen e holandezit. Gjithsesi, pas disa ditëve, te RedBull i kanë dhënë të drejtë Verstappen teksa me anë të një reagimi zyrtar bëjnë të ditur se e pranojnë vendimin e 25-vjeçarit për të mos hapur krahun.

“Skuadra i ka pranuar kushtet e Verstappen për të mos hapur krahun, kemi biseduar, por nuk do të bëjmë publike bisedat tona. Ne gabuam si skuadër në Brazil dhe kërkuam të vendosnim në zbatim një strategji të cilën nuk e kishim aplikuar dhe biseduar para garës. E informuam Verstappen vetëm në kthesat e fundit.

Ai ka qenë gjithnjë një pilot që ka bërë më të mirë për skuadrën, gjithnjë fair-play. Verstappen nuk kishte shumë kohë për të reaguar në atë moment dhe ne e kuptojmë. Edhe pas garës Verstappen foli hapur dhe me shumë sinqeritet dhe kjo bëri që të dy pilotët të zgjidhin çdo keqkuptim”, përfundon reagimin skuderia austriake.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...