Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Gol shumë i bukur dhe fitore, Taulant Seferi shfaq aftësitë si bomber

Taulant Seferi ka realizuar golin e radhës në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili numëron 10 ndeshje dhe një gol me kombëtaren shqiptare, shënoi në fitoren 1-2 që Vorskla Poltava arriti në fushën e Kolos Kovalivka.

Ishte minuta e 30’ kur 26-vjeçari nga Kumanova gjeti cepin e portës kundërshtar me një goditje të menjëhershme me të djathtën, duke lënë të shtangur në vend portierin kundërshtar. Ky ishte goli që zhbllokoi takimin.

Kolos barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 65’, por Vorskla, që renditet në vendin e gjashtë në elitën e futbollit ukrainas, shënoi golin e fitores dhjetë minuta nga fundi.

Seferi është ngjitur në shifrën e tre golave sezonalë në kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit bashkë me brazilianin Marlyson. Ardit Toli, shqiptari tjetër i Vorsklas, e ndoqi takimin nga stoli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....