Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Oferta e çmendur për një adoleshent 18-vjeçar: gati 3 milionë euro pagë në sezon

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 13: Alejandro Garnacho of Manchester United celebrates scoring their side's second goal during the Premier League match between Fulham FC and Manchester United at Craven Cottage on November 13, 2022 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Alejandro Garnacho është një nga emrat më në modë në Premier League. Sulmuesi argjentinas po shfaqet si një nga zbulimet e mëdha të Manchester Unitedit të ri të trajnerit Erik ten Hag, veçanërisht në katër ndeshjet e fundit, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime. Në “Old Trafford”, të vetëdijshëm se kanë një talent të ri, kanë plane për të në të ardhmen.

Kontrata e ish-lojtarit të Atléticos së Madridit përfundon në verën e vitit 2023, që do të thotë se ai do të jetë i lirë të negociojë me klubet e tjera që nga janari. Për këtë arsye, skuadra angleze tashmë ka nisur të lëvizë për rinovimin e kontratës së tij. Për ta bindur, “Djajtë e Kuq” kanë gati të ofertë joshëse.

Sipas informacioneve të gazetës britanike “Mirror”, United është i gatshëm t’i dhjetëfishojë pagën Garnachoss. Nga 5000 stërlina në javë që merr sot, do t’i ofrohen 50 000 me nënshkrimin e kontratës së re. E përkthyer në euro, rreth 57 500 në javë. Nëse mendojmë për pagën vjetore, do të bëhej 2.9 milionë euro. Një shumë e madhe për një lojtar 18-vjeçar, që thjesht ka luajtur disa minuta në Premier League.

Parashikimet janë që në fund të sezonit vlera e adoleshentit argjentinas të kapë shifrën 20 milionë euro. E të mendosh që një vit më parë nuk kushtonte asnjë qindarkë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...