Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Al Khelaifi kërcënon me largim: Ikim nga Parisi nëse nuk na japin “Parkun e Princave”

Që prej kalimit në pronësinë e Al Khelaifit, PSG-ja ka njohur një periudhë të artë në futbollin francez dhe jo vetëm, duke sjellë në “parkun e Princave” emra të mëdhenj të futbollit.

Megjithatë pikërisht stadiumi është shndërruar në një mollë sherri dhe mund të sjellë largimin e sheikut nga kryeqyteti francez, teksa ka qenë vetë ky i fundit që ka kërcënuar hapur bashkinë e Parisit.

Në një deklaratë, Al Khelaifi tha se nuk do të investojë në merkaton e dimrit, pasi synon që të blejë stadiumin ku luan PSG-ja dhe shkoi më tej, duke kërcënuar me largim, nëse bashkia nuk ia shet impiantin e njohur.

“Në janar nuk do të investojmë në merkato, pasi kemi një ekip shumë të mirë dhe do të provojmë t’i shkojmë deri në fund Ligës së Kampionëve. Ne kemi në plan të blejmë stadiumin, pasi bashkisë nuk i bëhet aspak vonë për të dhe nuk investon. Kemi formuluar propozimin tonë dhe presim përgjigjen e bashkisë. Nëse nuk e blejmë stadiumin, atëherë nuk e kemi aspak problem të largohemi nga Parisi”, tha Al Khelaifi, duke dërguar një mesazh të qartë për bashkinë e Parisit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...