Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dalic: Të evitojmë përplasjet si te Holandë-Argjentinë, një tjetër finale do ishte fitore!

“Ne jemi ndër katër ekipet më të mira në botë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Megjithatë ne duam më shumë. Arritja në një tjetër finale do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave për Kroacinë”-kështu e nisi konferencën për mediet, në prag të gjysmëfinales me Argjentinën, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic.

Më tej tekniku shtoi se lojtarët e tij kanë një karakter të mrekullueshëm dhe sipas tij pa këtë gjë nuk do kishin si të arrinin në gjysmëfinale.

“Ne luajmë kundër Argjentinës së madhe, që është një skuadër e frikshme e udhëhequr nga Lionel Messi. Ata kanë më shumë presion se ne. Ne e kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë se si luajnë ata. Unë jam optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi. Ata kanë karakter të mrekullueshëm dhe pa këtë nuk do të arrinin në gjysmëfinale. Është një ndeshje e shkëlqyer për të dyja vendet. Të përshtaten me stilin e tyre të lojës, kundër Holandës ka pasur shumë duele dhe situata të ashpra. Ne duam absolutisht ta shmangim këtë dhe shpresojmë që arbitri të ketë kontroll të mirë të ndeshjes”-deklaroi Dalic.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...