Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dalic: Ky ishte Messi më i mirë, ai që të gjithë prisnin, çoj Kroacinë në Euro 2024

Zlatko Dalic pranoi epërsinë e Argjentinës dhe tani shpreson të mbajë lart moralin e futbollistëve të tij për sfidën që do të luhet për vendin e tretë.

“Së pari, dua të përgëzoj Argjentinën për kalimin në finale dhe të falënderoj lojtarët e mi për këtë ndeshje. Duhet të rikuperohemi për të shkuar si duhet në sfidën për vendin e tretë. E nisëm mirë, por ata shënuan një gol, më u ndëshkuam me penalltinë…, nuk kemi krijuar raste të rëndësishme”.

Messi, më i miri i të gjitha kohërave? “Nuk ka shumë për të thënë për të, ai ka qenë më i miri në 15 vitet e fundit. Ka eksplozivitet teknik… Ky është Messi që prisnim të shihnim. Qëndrimi i lojtarëve argjentinas? Nuk kam asgjë për t’u ankuar, çdo ekip bën atë që duhet të bëjë. Të gjithë mund të nervozohemi. Ata kanë qenë agresivë dhe kanë luajtur më mirë se ne. Asgjë më shumë”.

Mesazhi për lojtarët: “Ne jemi në mesin e katër më të mirave dhe është e vështirë të rikuperohemi nga një ndeshje kaq e vështirë. U thashë futbollistëve të jenë krenarë, duhet të luftojmë për vendin e tretë”.

Fundi i një epoke: “Mund të jetë fundi i një brezi, sepse ka lojtarë që janë të një moshe të caktuar. Kemi arritur shumë, por ka lojtarë të rinj me potencial të madh.”

E ardhmja e tij: “Kam kontratë që nga viti 2014 dhe plani im është ta çoj Kroacinë në Euro 2024”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...