Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Legjenda gjermane ka një këshillë për “perlën” e Borussias: Mos vrapo pas parave!

Te Borussia e Dortmundit është ndezur alarmi për të ardhmen e një prej lojtarëve që prej kohësh është konsideruar talent i madh i futbollit. Youssoufa Moukoko, një perlë e futbollit, vetëm 18 vjeç, pavarësisht se i është ofruar një rritje e konsiderueshme e pagës, nuk po rinovon kontratën me verdhezinjtë. Përveç Chelsea-t, Man. United dhe PSG, FC Barcelona duket se i kanë hedhur sytë nga ai, por një mit i futbollit gjerman ka një këshillë për të.

Ky është Lothar Matthäus, një legjendë e Bayernit dhe Gjermanisë. Nga këndvështrimi i tij, Moukoko duhet të kalojë më shumë kohë në “Signal Iduna Park”:

“Ai duhet të qëndrojë te Borussia e Dortmundit për të paktën një vit ose dy dhe të mos ndjekë menjëherë paratë. Ai është ende shumë i ri, ka një të ardhme të madhe dhe një karrierë fantastike përpara”, theksoi Matthäus në një artikull të publikuar në uebsajtin e kanalit televiziv “Sky”.

Kapërcimi në një ekip elitar do të ishte një sfidë e madhe për një të ri si Moukoko.

“Ka shumë shembuj të lojtarëve të rinj që shkuan në Angli ose liga të tjera të mëdha shumë shpejt, sepse nuk mund të prisnin,” shpjegoi Matthäus.

“Borussia e Dortmund është një nga klubet më të mira në Evropë për lojtarë të rinj. Për të isha në vendin e tij, do t’i isha mirënjohës Dortmundit dhe do të vazhdoja të jepja gjithçka, të shënoja shumë gola për këtë skuadër, më pas do të vazhdoja aventurën e radhës”, përfundoi Matthaus.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...