Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Viti më i vështirë i jetës sime”, braziliani i Liverpoolit skanon 2022-shin: Sa shumë më ka mësuar!

Arthur Melo po e nis vitin 2023 me buzëqeshje në fytyrë. Ish-i futbollisti i Gremios, Barcelonës dhe Juventusit, tashmë në radhët e Liverpool-it, dëshiron të largojë “fantazmat” e së shkuarës.

“2022 ka qenë viti më i vështirë i jetës sime. Ka qenë një vit i vështirë për sa i përket futbollit, me aq shumë kritika sa më është dashur të dëgjoj në heshtje, pa mundur të them të vërtetën për atë që po ndodhte,” shkruan Arthur në Instagram.

Braziliani është dashur t’i nënshtrohet një operacioni, ai ka mundur të luajë vetëm një ndeshje me Liverpoolin – në Champions League kundër Napolit – për shkak të lëndimeve.

“Ka pasur shumë net pa gjumë për shkak të dhimbjes, shumë ditë në spital me ankthin e shpresës se mjeku nuk do të më thoshte asgjë që do të më pengonte të bëja atë që dua më shumë: të luaja futboll”, vijon Arthur.

“Ka qenë viti në të cilin kam sakrifikuar më shumë për të arritur objektivat e mi. Viti në të cilin kam punuar më shumë jashtë fushës dhe viti që kam pasur më shumë probleme në fushë”.

Shqetësimet jashtë fushës

“Kam pasur shumë turbulenca edhe në jetën time private. Sa më shumë kam luftuar… aq më shumë gjërat kanë dalë nga binarët. Por viti 2022 ka qenë viti që unë jam rritur më shumë si person, si djalë, si i dashur, si mik dhe si sportist. Mund të falënderoj vetëm 2022-shin për të gjitha mësimet që më ka dhënë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...