Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Doli nga burgu dhe shënoi në Primera Division, historia e ish-it të Atleticos

Nicolás Schiappacasse, ish-lojtar i Atléticos së Madridit, shënoi golin e tij të parë fill pasi u lirua nga burgu.

“Kur je në burg, nuk e di nëse do të jesh sërish i lirë. Gjithmonë e kam pasur parasysh që nuk do ta humbas futbollin, as nuk do ta harroj. Ishin ditë shumë të vështira në burg”, deklaroi ‘Chappa” Schiappacasse në korrik 2022.

Sulmuesi 24-vjeçar uruguaian shënoi golin e parë në historinë e La Luz në Primera Division (Uruguaj), në humbjen 3-1 kundër Montevideo Wanderers në ditën javën e parë Aperturas së Kampionatit Uruguajan.

Pse ishte në burg sulmuesi Nicolás Schiappacasse?

Nicolás Schiappacasse u dënua me 14 muaj burg i akuzuar për trafikim armësh zjarri dhe municionesh.

Ish-lojtari i Atléticos kreu 2 muaj e 12 ditë burg efektiv dhe pjesa tjetër e dënimit u plotësua me gjashtë muaj arrest shtëpiak, me autorizim gjyqësor, për të qenë në gjendje të stërvitet dhe të luajë ndeshjet e futbollit.

Schiappacasse u rikthye në futboll në korrik 2022 në Kategorinë e Dytë me Miramar Misiones, skuadër me të cilën shënoi 2 gola në 12 ndeshje.

Nicolás Schiappacasse u arrestua nga policia në janar 2022 për mbajtjen e një arme, kur ishte duke shkuar në ndeshjen midis Peñarol dhe Nacional.

Automjeti me të cilin ai po udhëtonte u ndalua në një kontroll rutinë, por qëndrimi nervoz dhe i dyshimtë i futbollistit, sipas raportimeve të medieve uruguaiane, çoi në sekuestrimin e një pistolete 9 mm me tetë plumba.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...