Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ish-trajneri i Lushnjës i përgjigjet De Paul: Kjo Argjentina më e mirë?!

Argjentina rrëmben gjithçka. Pas fitores së jashtëzakonshme në Botërorin Katar 2022, Albiceleste vazhdon të marrë lëvdata dhe çmime. Në FIFA The Best, Messi u zgjodh lojtari më i mirë, Scaloni trajneri më i mirë dhe Dibu Martinez portieri më i mirë.

Në Argjentinë gjithsesi ka lindur një polemikë pas deklaratave të Rodrigo De Paul, mesfushor i Atletico Madrid dhe protagonist i Kupës së Botës. 28-vjeçari ndezi polemikat me intervistën e fundit ku u shpreh se kjo Argjentinë është më e mira e të gjitha kohërave.

Nuk e them për ego, apo për faktin se është Messi. Ka patur edhe lojtarë më të mirë se ne, por më duhet të them se kjo është Argjentina më e mirë e historisë. Ky grup është një skuadër e vërtetë. Në të kaluarën shpesh nuk ka qenë kështu. Scaloni na bëri të kuptojmë se jemi vetëm pjesëza të një mozaiku më të madh, që është vetë Argjentina“.

LEXO EDHE: 

Fjalë këto që kanë krijuar jo pak polemika. Mario Kempes, kampion i Botës me Argjentinën (1978) dhe ish-trajner i Lushnjës në Shqipëri, reagoi ashpër. “Kjo është Argjentina më e mirë e të gjitha kohërave? Në këtë moment është, por nuk duhet harruar që në një tjetër epokë skuadra e 1978 ishte më e mira. Dhe u bë kampione.

Edhe ajo e 1986 ishte më e mira dhe fitoi botërorin në Meksikë. E ftoj Rodrigon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të respektojë të gjithë ata që kanë veshur fanellën e Argjentinës“, përfundoi Mario Kempes.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...