Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kritikoi qeverinë britanike për politikën e migracionit, BBC pezullon Gery Linekerin

Televizioni publik britanik, BBC, ka vendosur të pezullojë ish-futbollistin e përfaqësueses angleze, Gary Lineker, pas një postimi të tij, më 7 mars, ku kritikonte  gjuhën me të cilën qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për politikën e re të migracionit.

“Ne jemi përtej tmerrit. Ne tashmë pranojmë më pak emigrantë në krahasim me vendet e tjera të mëdha në Evropë. Kjo politikë është  mizore, drejtuar ndaj shtresave më vulnerabël, jo aq e ndryshme nga ajo që ka përdorur Gjermania në vitet 1930. Dhe atëherë a jam unë ai që i kam tejkaluar kufijtë?”

Lexo edhe:

Një krahasim i konsideruar qartësisht i tepruar nga BBC, që bëri thirrje për të gjetur një “pozicion të dakorduar dhe të qartë për përdorimin e mediave sociale”, për të justifikuar vendimin e pezullimit.

Çështja ka ngritur shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar, mes mbështetësve të Linekerit dhe të tjerëve që besojnë se ish-sulmuesi e ka tepruar.

Megjithatë, transmetuesi britanik ka nënvizuar:

“Ne kurrë nuk kemi thënë që Gary nuk duhet të japë mendime, ose se ai nuk mund të ketë një këndvështrim për çështjet që i ka në zemër, por kemi thënë që ai duhet të distancohet nga çështjet politike partiake apo polemikat politike”.

Me Lineker janë solidarizuar dy ish-kolegë të tjerë në BBC: Ian Wright dhe Alan Shearer. Ata kanë vendosur të mos marrin pjesë në programin televiziv.

Edhe Jurgen Klopp ka ndër mend të mos paraqitet në intervistën për televizionin britanik në mbështetje të  Linekerit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...