Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Dopieta e Berishës nuk mjafton, Bayern shkëputet në krye

Bayern shkëputet në krye
Bayern shkëputet në krye

Bayerni i Mynihut triumfon me rezultatin e thellë 5-3 ndaj Augsburgut dhe shkëputet i vetëm në krye të renditjes, në pritje të derbit të Ruhrit mes Schalkes dhe Dortmundit.

Në “Allianz Arena” festivali i golave nisi nga këmbët e shqiptarit Mërgim Berisha, që mposhti Sommerin që në minutën e dytë, megjithatë ky ishte vetëm një iluzion për Augsburgun.

Kjo pasi bavarezët reaguan shpejt dhe shënuan golin e barazimit me Cancelon, ndërsa më pas ishte Benjamin Pavard që shënoi dy herë, para se Sane të çonte shifrat në 4-1, në fundin e pjesës së parë.

Lexo edhe:

Në të dytën Berisha shënoi sërish, këtë herë me penallti, ndërsa Anthony Davies shënoi të pestin për bavarezët dhe në shtesë, Cardona shënoi edhe të tretin për Augsburgun.

Rigjen fitoren Leipzigu, që triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Pas një pjese të parë pa gola, miqtë patën mundësinë të kalojnë në avantazh, por Plea humbi një penallti në të 53-tën.

Më pas nisi spektakli i vendasve, që shënuan me Werner, Forsberg e Gvardiol tre gola për po kaq pikë, duke parakaluar Unionin e Berlinit në renditje.

Në sfidat e tjera, Eintracht Frankfurt nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 me Stuttgart, ndërsa i njëjti rezultat u vendos edhe në përballjen Hertha Berlin-Mainz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...