Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Genti në çerekfinale, Januzaj shënon golin e flamurit për Basaksehirin

Skuadre belge, Gent, siguron biletën për në çerekfinale të Conference League. Në ndeshjet e kthimit në fushën e Basaksehirit, Genti fitoi thellë 1-4, edhe pse turqit konsideroheshin ndoshta favoritë, pasi në Belgjikë kishin barazuar 1-1.

Sfida u vendos, në fakt, brenda pjesës së parë, madje me një rekord, teksa futbollisti i skuadrës mike, Gift Emmanuel Orban, realizoi tre gola brenda tri-katër minutave lojë (31’, 32’, 34’).

Lexo edhe:

Një rast unik në këtë kompeticion të ri europian, kur një lojtar shënon në një hark kohor kaq të shkurtër.

Të shokuar nga pësimi i shpejtë i golave, Basaksehiri u ndëshkua edhe në të 37-tën nga Cuypers.

Gjatë pjesës së dytë, Genti u mjaftua me mbrojtjen e rezultatit dhe goli i Adnand Januzat dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt nuk i vlejti për asgjë Basaksehirit.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...