Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Më kërkuan para”, FSHF padit ish-sulmuesin shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akuzave të Shefki Kuqit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-sulmuesi me origjinë nga Kosova, luajti gjatë karrierës së tij me skuadra si Newcastle, Fulham, Crystal Palace, Blackburn apo Ipswich.

Ai u aktivizua edhe në Finlandë, Gjermani dhe Skoci. Kuqi veshi 63 herë fanellën e kombëtares së Finlandës, duke gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste. 46-vjeçari deklaroi se FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.

KOMUNIKATA E FSHF-së

FSHF ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit ‘Favoriti i Botërorit’ ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF-së ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22“.

LEXO EDHE:

ÇFARË THA KUQI

“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kshtu. Është shumë vështirë me ia përshkru ni njeri që nuk e ka përjetu atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentu me shku te Shqipëria. Është dasht me dhanë lekë për me lu në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën. Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...