Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico/ Dueli i përjetshëm në Spanjë, emocione në SuperSport

El Clasico merr skenën këtë të diel. Barcelona dhe Real Madrid, dy rivalët e përjetshëm zbresin në fushën e “Spotify Camp Nou” për të matur forcat në javën e 26-të të La Liga-s. Katalanasit e shohin veten 9 pikë mbi “Los Blancos”.

Në fazën e parë, skuadra e Ancelotit arriti që të fitonte me rezultatin 3-1, por në vijimin e kampionatit skuadra e Xavit ka bërë më pak gabime, duke marrë arratinë në krye të klasifikimit.

Barcelona do të kërkojë që të “vrasë” kampionatin, pasi e di mirë që një fitore ndaj rivalëve më të afërt do ta bënte diferencën me vendin e dytë shumë të madhe. Për të mos thënë të parikuperushme për “Los Blancos”.

LEXO EDHE:

Reali në krahun tjetër, do e bënte garën për titullin maksimalisht interesante nëse do të arrinte të merrte maksimumin e pikëve në transfertë.

Benzema ka patur shqetësime në ditët e fundit duke qenë në diskutim për aktivizimin. Te Barça, Dembele dhe Pedri janë ata që nuk e lënë të qetë Xavin. Sytë do të jenë dhe tek Lewandowski, i cili është shënuesi më i mirë i kampionatit me 15 gola.

Por në javët e fundit, bomberi polak e ka humbur shkëlqimin e tij, por do të tentojë ta rigjetë ritmin dhe festën e golit ndaj Realit. Sulmi më i mirë do të jetë përballë mbrojtjes më të mirë.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka shënuar 50 gola deri më tani. Në krahun tjetër, Barcelona është ndëshkuar vetëm 8 herë, por 3 prej këtyre golave ia ka shënuar Reali.

Një sfidë ku të dyja skuadrat janë në udhëkryqin e kampionatit. Barcelona do fitoren e qetësisë, Reali kërkon suksesin për të tentuar të mbrojë fronin e kampionit.

Dueli i përjetshëm në Spanjë fillon prej orës 21:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 2. 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...