Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

I dhuroi Kupën Realit, tifozët nuk e falin sulmuesin dhe i grabisin shtëpinë

Real Madrid triumfoi në finalen e Kupës së Mbretit teksa mposhti Osasunën me shifrat 2-1. Heroi i madrilenëve ishte Rodrygo që shënoi të dy golat teksa në këtë sezon, braziliani ka fituar gjithnjë e më shumë hapësira me Los Blancos duke u shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për idetë e trajnerit Carlo Ancelottit.

Megjithatë, janë tifozët ata të cilët nuk mendojnë mjaftueshëm për Rodrygon duke qenë se në mbrëmjen kur 22-vjeçari po shkëlqente në finalen e Kupës, ata i grabitën shtëpinë. Një nga rojet e shtëpisë së sulmuesit në Madrid njoftoi policinë në orët e para të mëngjesit për grabitjen, por ishte tepër vonë.

Lexo edhe:

Agjentët gjetën dhomat e shtëpisë së Rodrygo në rrëmujë totale të kthyera përmbys ndërsa tashmë, autoritetet kanë vendosur në kërkim keqbërësit. Kujtojmë se nuk është hera e parë që lojtarët e Real Madrid vuajnë të tilla akte, teksa edhe shtëpitë e Dani Carvajal e Karim Benzema në të njëjtën lagje me të Rodrygos janë sulmuar më parë nga grupe kriminale të organizuara.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...