Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Skuadra e shqiptarëve një hap larg finales, klubi zyrtarizon trajnerin e ri

Baseli fitoi 1-2 kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e parë të Conference League. Pas suksesit fantastik në Firence, drejtuesit e klubit zviceran kanë zyrtarizuar trajnerin e ardhshëm.

I përzgjedhuri është gjermani Timo Schultz, i cili 17 vitet e fundit i ka kaluar te St Pauli si futbollist dhe më pas trajner. Schultz ka firmosur për dy vite dhe do marrë në verë drejtimin e skuadrës ku kapiten është Taulant Xhaka.

Lexo edhe: 

Po Heiko Vogel? Ai do të rikthehet në postin e drejtorit sportiv. Gjermani e nisi sezonin si drejtues, më pas mori drejtimin e Baselit.

Vogel po bën shumë mirë dhe është afër dërgimit të Baselit në finalen e Conference League. Sezonin e ardhshëm do të rimarrë postin e drejtuesit.

Sfida e kthimit mes Baselit dhe Fiorentinës do të zhvillohet të enjten e ardhshme (18 maj) dhe do të transmetohet në SuperSport. 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...