Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ndalet sulmuesi argjentinas i Interit, në dyshim për finalen e Stambollit

Inzaghi 'përjashton' Correan
Inzaghi 'përjashton' Correan

Joaquin Correa është një nga lojtarët e Interit që ende nuk e ka shfaqur më të mirën e tij. Dëmtimet e shpeshta e kanë ndalur 28-vjeçarin. Këtë herë sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor në finalen e Kupës së Italisë dhe me shumë gjasa nuk do të jetë ndaj Atalantës në fundjavë. Correa u aktivizua në finalen e Kupës së Italisë në minutën e 83-të, teksa në momentet e fundit të sfidës ai ka ndier dhimbje në kofshë.

Klubi e ka konfirmuar mungesën e argjentinasit teksa trajneri dhe stafi drejtues shpresojnë që të rikthehet ne finalen e Stambollit, ndaj Manchester City-t, në 10 qershor. Sulmuesi argjentinas këtë sezon është aktivizuar në 26 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 3 gola.

“Joaquin Correa iu nënshtrua testeve klinike instrumentale sot, në Institutin Humanitas, në Rozzano, pasi u dëmtua në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë. Sulmuesi zikaltër ka një tendosje të muskujve të shputës së këmbës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës”.
Interi nuk ka bërë të ditur se sa kohë i duhet Correas për t’u riaftësuar, por me vetëm dy ndeshje të mbetura në Serinë A, sezoni i tij mund të konsiderohet i mbyllur.

Ditët në vijim do të tregojnë më shumë për evoluimin e gjendjes së tij. Qëllimi i zikaltërve mund të jetë rikuperimi i futbollistit për ta pasur të pakën në stol për finalen e Champions League të planifikuar për 10 qershor kundër Manchester City-t.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...