Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Atmosferë festive para finales, 18 mijë tifozë pa biletë në Pragë

Atmosferë festive para finales
Atmosferë festive para finales

West Ham dhe Fiorentina do të përballen në finalen e Conference League mbrëmjen e të mërkurës, teksa dy tifozeritë kanë nisur të zbarkojnë tashmë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Autoritetet thonë se pritet që përveç atyre që kanë mundur të sigurojnë një biletë, pritet që në Pragë të zbarkojnë rreth 15-20 mijë tifozë pa biletë, që do të ndjekin ndeshjen në ekranet e mëdhenj, të instaluar në zonat e fansave përkatës.

Rreth 3000 mijë tifozë pa biletë parashikohet të vijnë nga Firenze, në mbështetje të Fiorentinës, ndërsa 5-fishi i tyre do të jenë ata londinezë.

Lexo edhe: 

Momentalisht nuk raportohet për incidente, madje atmosfera duket më festive seç pritej, pasi në rrugët e Pragës tifozë të të dy skuadrave nuk kanë humbur rastin të bëjnë foto me njëri-tjetrin, si për të dëshmuar që lufta do të zhvillohet vetëm brenda katërkëndëshit të gjelbër.

Vlen të theksohet se autoritetet çeke kanë angazhuar rreth 10 mijë forca sigurie për të garantuar mbarëvajtjen para, gjatë dhe pas finales së Conference Leagues, që do të startojë të mërkurën në orën 21:00 në ekranin e SuperSport 2.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...