Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Presidenti i PSG-së: Mbappe e do klubin tonë, do ta kemi më gjatë

Çfarë do të ndodhë me Kylian Mbappénë? A do të qëndrojë te Paris Saint-Germain apo do të fluturojë, siç duket, drejt Madridit, për t’iu bashkuar Realit, në fund të këtij sezoni?

Presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi, u fokusua tek “ylli” francez në një intervistë për median polake: “Kylian Mbappé është një lojtar i PSG-së. Ai e do këtë klub. Është një lojtar fantastik, më i miri në botë. Ne jemi të lumtur që e kemi dhe do ta kemi ta kemi më gjatë”.

Numri një i PSG-së iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje për mbi interesimin e mundshëm për Robert Lewandoëskin, përpara se ky i fundit të kalonte te Barcelona:

Lexo edhe:

“Politika ime është të mos flas për lojtarë që nuk janë te PSG dhe për transferime që do të ndodhin ose duhet të kishin ndodhur. Por nuk është sekret që Roberti është një sulmues fenomenal. Çdo klub i madh në botë e ka ditur dhe në një moment ka menduar për blerjen e tij. Por Lewandowski është në Barcelonë sot dhe unë e respektoj këtë. Ju, polakët, duhet të jeni krenarë që ai është një makinë goli dhe një djalë i mire. Jemi takuar dhe unë mund të flas vetëm mirë për të.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...