Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Tre shqiptarët në stol, Empoli mposhtet nga Lazio. Ekuban i dhuron fitoren Genoas

Lazio rikthehet te fitorja pas dy ndeshjesh teksa bardhekaltërit mposhtën në transfertë Empolin me shifrat 0-2. Për t’u theksuar fakti se trajneri i Empolit, Andreazzoli e nisi ndeshjen me të tre shqiptarët në stol (nuk i aktivizoi për asnjë minutë) duke nisur nga portieri Etrit Berisha, te mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi Stiven Shpendi.

Lexoni edhe:

Një zgjedhje e cila nuk kishte ndodhur më parë në këtë sezon, megjithatë nuk rezultoi si lëvizja e duhur për atë që prodhoi fusha. Lazio gjeti shpejt golin e avantazhit teksa në minutën e nëntë shënoi Guendouzi. Një gol që erdhi falë këmbënguljes së gjatë të lacialëve në zonën kundërshtare me mbrojtësin që në fund gjeti mënyrën për të dërguar topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Lazio gjeti edhe golin e sigurisë, këtë herë me anë të Zaçagnit që realizoi në të 67-tën minutë. Edhe në këtë rast, u desh shumë këmbëngulje nga ana e sulmuesit që në tentativën e tretë, shkundi rrjetën e kundërshtarëve.

Më pas të besuarit e trajnerit Mauricio Sarri e menaxhuan më së miri avantazhin dhe morën tre pikë të arta duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve në vend të nëntë. Nga ana tjetër, Empoli mbetet 12 pikë në vendin e 18.

Në ndeshjen tjetër, Genoa fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos. Vendasit shënuan në pjesën e parë me anë të Pinamontit, por në fraksionin e dytë, miqtë shënuan me anë të Gudmunsson dhe ishit të Partizanit, Caleb Ekuban.

Për t’u theksuar se Nedim Bajrami e nisi edhe këtë ndeshje nga stoli për Sassuolon, duke u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në minutën e 60. Pas kësaj fitoreje, Genoa ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vend të 14 ndërsa nga ana tjetër, Sassuolo mbetet në vendin e 15 me 16 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...