Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Monaco, Mbappe kërkon largimin

Pas operacionit të cmendur që coi Neymar-in te Paris Saint Germain, merkato e nxehtë e kësaj vere mund të shënojë një tjetër shitje rekord. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, Kylian Mbappe, i ka kërkuar Monacos ta shesë duke refuzuar të rinovojë kontratën aktuale që e mban të lidhur me klubin nga Principata deri në vitin 2019. Talenti 18-vjecar pëlqehet nga klubet më të mëdha të Europës dhë dëshira e Mbappes është të ndryshojë ambient të luajë në një kampionat më të fortë se ai francez dhe të vihet në evidencë me një superklub.

Ylli i Monacos dhe i kombëtares franceze ndiqet prej kohësh me shumë vemendje nga Reali i Madridit por për Mbappe-në tashmë ka hyrë fuqishëm në garë edhe Barcelona që e shikon si pasuesin ideal të Neymar, pa harruar këtu Manchester City, me Pep Guardiolën që e vlerëson sëtepërmi 18-vjecarin dhe është i gatshëm të bëjë gjithcka për ta transferuar në ishull. Sezoni i kaluar ishte ai i shpërthimit të madh të Mbappe i cili realizoi 26 gola me Monacon duke e udhëhequr drejt fitimit të kampionatit dhe drejt avancimit deri në gjysmëfinalet e Championsit.

Mbappe nuk e ka përtypur aspak faktin që Monaco gjatë kësaj vere ka shitur lojtarë të rëndësishëm si Bernardo Silva, Bakayoko e Mendy dhe për këtë arsye ka vendosur të mos rinovojë me klubin nga Montecarlo duke kërkuar largimin. Gjithmonë sipas mediave franceze për ta lënë të lirë 18-vjecarin, Monaco kërkon plot 180 milionë Euro, një shifër e lartë për t’u përballuar kjo edhe nga Reali i Madridit ndërkohë që tashmë Los Blancos mund të tremben nga ofensiva e Barcelonës që ka në dispozicion 222 milionë Eurot që përfitoi nga shitja e Neymar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...