Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Botërori i Atletikës, Bolt në gjysmëfinale me 10.07

Asnjë surprizë në Botërorin e Atletikës, që po zhvillohet në kryeqytetin e Anglisë, Londër. Protagonist në garën e 100 metrave për meshkuj ishte po ai, Usain Bolt. Sprinteri xhamajkan u kualifikua në gjysmëfinale, pasi u rendit i pari në baterinë e gjashtë me kohën 10.07. Avancojnë gjithashtu amerikanët Justin Gatlin e Chris Coleman, fitues të baterisë së parë dhe të pestë, ndërsa skualifikohet për shkak të gabimit në start afrikano-jugori Roto.

Pavarësisht kalimit të raundit, paraqitja e kampionit olimpik nuk ishte e shkëlqyer, sidomos në nisje. Gjithsesi pasi kaloi gjysmën e distancës e rriti rimtin duke lënë pas për 6 dhe 8 të qindat Dasalou dhe Vicau, që gjithashtu kaluan në gjysmëfinale.

Avancon edhe Yohan Blake, që vuan jo pak në baterinë e dytë, duke u renditur i dyti.

I vetmi që shënoi një kohë poshtë 10 sekondave ishte Forte, fitues i baterisë së tretë me 9.99.

Vazhdon dominimi i Mohamed Farah në garën e 10 mijë metrave. Britaniku fitues i medaljes olimpike në 2012 dhe 2016, regjistroi kohën më të mirë 26 minuta, 49 sekonda e 51 të qindat. Pavarësisht startit jo shumë të mirë, në metrat e fundit u shkëput nga rivalët e tij, për të fituar medaljen e tretë radhazi në kampionatin botëror pas suksesve në 2013-ën dhe 2015-ën.

Medaljen e argjendtë e fitoi ugandezi Joshua Kiprui Cheptegei, me 43 të qindat më shumë se Farah, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit keniani Paul Kipngetich Tanui.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...