Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skënderbeu e Shkëndija, me misionin kualifikimin

Në fillim të raundeve kualifikuese të Europa League, pak kush do të kishte vënë bast se Skënderbeu dhe Shkëndija do të ishin sërish në play-off duke kërkuar një kualifikim për në fazën e grupeve të kompeticionit europian, por në fakt korcarët dhe tetovarët ja dolën dhe tani janë në kthesën e fundit përpara finishit përfundimtar kundër dy emrave të mëdhenj të futbollit kontinental. Skënderbeu, klubi që një vit më parë u përjashtua nga Uefa brenda një viti tregoi se mbetet klubi numër 1 shqiptar në Europë dhe për të tretën herë në histori troket në fazën e grupeve të Europa League me shpresën se me pak fat, dera do të hapet sërish për ta.

Skënderbeu deri tani arriti të eliminojë ekipe dukshëm me buxhet shumë më të “fryrë” se bardhekuqtë, si Kairat apo Mlada Boleslav dhe e bëri duke dhuruar një futboll sulmues pa u ndrojtur dhe me besimin se në të tilla nivele shqiptarët nuk duhet të ndihen inferiorë. Tanimë përballë tyre do të jetë sërish Dinamo e Zagrebit, si dy vjet më parë me kroatët që nuk lejuan hyrjen e kampionëve në grupet e Champions League. Skënderbeu ndihet më i fortë pavarësisht se Bledi Shkëmbi, autori i kësaj mrekullie në ndeshjen e dy viteve më parë, ka lënë futbollin duke nisur karrierën  e trajnerit. Bardhekuqtë kanë mbi të gjitha një fizionomi loje, që pavarësisht emrave që hyjnë e dalin në formacion ndryshon pak në sistemin e tyre në fushë.

Përballë një sfide të madhe është e rëndësishme të provohet, për të treguar se dhe Skënderbeu i futbollit mund të realizojë misione të pamundur sic ka treguar deri tani. Shkëndija në krahun tjetër po jeton ëndrrën, të ndeshet në “San Siro” me Milanin e madh, skuadër që e kanë sfiduar dhe në rrjetet sociale me humorin e një klubi që mendon si i madh dhe këtë sfidë të parë duket se tetovarët e kanë fituar. Shanset sigurisht janë minimale, por ndonjëherë mjafton vetëm një Shkëndijë për të ndezur një zjarr, dhe kuqezinjtë dhe vjet e treguan se nuk janë më klubi i vogël i së shkuarës, por një skuadër që me mbështetjen e duhur mund provojë të realizojë ëndrrën e madhe dhe pse ëndrrën aktualisht Shkëndija po e jeton, e bashkë me të dhe miliona shqiptarë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...