Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Teuta-Trepça 89 dhe Besa, turne miqësor në 3 Shtator

Teuta është rikthyer në Durrës pas fazës përgatitore të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka marrë formë pas shumë blerjeve të reja dhe largimeve të merkatos së verës dhe tashmë duket se është gati për të arritur objektivat e sezonit të ri. Klubi durrsak që ka pretendime të mëdha për sezonin e ri pas një viti me problematika të shumta, ka ridimensionuar pothuajse gjithë skuadrën. Blerjat e reja bashkë me gjithë ekipin e sezonit të ardhshëm do të prezantohen në një miniturne që do të zhvillohet në datën 3 Shtator në stadiumin “Niko Dovana”. Presidenca e klubit bregdetar do të prezantojë skuadrën e re, ndërsa trajneri Magani do të ketë mundësinë të testojë elementët që ka në dispozicion në turneun ku do të marrin pjesë edhe Trepça 89 e Besa e Kavajës. Ky turne do të shërbejë për të prezantuar edhe stadiumin e rikonstruktuar pasi gjatë verës në “Niko Dovana” janë bërë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...