Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Formula 1/ Hamilton i lë pas të gjithë në Malajzi, Vettel i fundit

Lewis Hamilton ka marrë “pole position” e 70 në karrierë në këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Malajzisë, duke maksimalizuar shpresat e tij për një sukses në garën e e së dielës. Gjithçka është lehtësuar për britanikun e Mercedesit pas lajmit për tërheqjen e Sebastian Vettel që në sesionin e parë të provave zyrtare, një largim që përkthehet me vendin e fundit për startin e garës.

Motori i gjermanit të Ferrarit dështoi në provat e lira dhe pavarësisht punës së inxhinierëve të skuadrës italiane, ishte e pamundur që të rikuperohej problemi brenda 2 orëve. Megjithatë, “Kokë-kuqja” mban shpresat gjallë për garën e nesërme duke qenë se piloti tjetër i tyre, Kimi Raikkonen, regjistroi një kohë vetëm 74 të mijtat më ngadalë sesa ajo e Lewis Hamilton. Finlandezi do të niset përkrah tij në linjën e parë të startit.

Ndërkohë, në linjën e dytë do të jenë dy makinat Red Bull. Max Verstappen, ditën që mbushi 20 vjeç, regjistroi kohën e tretë më të shpejtë në këto prova, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Daniel Ricardo, do të startojë nga vendi i katërt. Vetëm në të pestin gjendet Mercedesi tjetër i Valtteri Bottas, i cili nuk mundi të jetë në të njëjtin ritëm me Hamilton.

Gjithsesi, gara e Malajzisë me këtë renditje në prova parashikohet të jetë spektakolare, në një duel distance mes britanikut të Mercedesit dhe Sebastian Vettelit, i cili shprehet optimist për një rezultat pozitiv. Gjithçka do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel, duke filluar nga ora 09:00.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...