Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rikthehet Superioria, sfida të lehta për Skënderbeun e Kukësin

Pasi triumfoi në sfidën direkte, dueli Skënderbeu – Kukësi do të vijojë në distancë dhe me sfida pothuajse identike. Korcarët presin Laçin në shtëpi ndërkohë që Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Lushnjes, dy kundërshtarë që këtë vit synojnë mbijetesën për dy pretendentët e titullit. Në Korçë janë të vetëdijshëm që sfida të tilla në këtë periudhë janë shumë të rëndësishme, pasi nuk duhet nënvlerësuar asnjë rival në fushë.

Triumfi në Zeqir Ymeri ka shtuar entuziazmin ndërkohë që vetvetiu mendja e cdo tifozi të Skënderbeut shkon tek sfida e Europa Laugue me Partizanin e Beogradit. Detyra më e vështirë për trajnerin Ilir Daja është të mbajë të përqendruar ekipin, që do të vuajë disa mungesa në duelin me kurbinasit. Bardhekuqtë kanë në favor historinë e sfidave direkte, por Laci nën drejtimin e Gentian Mezanit shkon me shumë dëshirë dhe uri në këtë përballje për të treguar që këtij kampionati kanë shumë për t’i dhënë.

Bardhezinjtë kanë më në fund grupin e plotë dhe ndaj skuadrës më të mirë të momentit synojnë të bëjnë befasinë. Hapat fals janë të palejuar për Kukësin, që zhgënjimin e paraqitjes me Skënderbeun javën e kaluar mund t’a lërë pas krahëve me një sukses bindës ndaj Lushnjes. Trajneri Milinkovic vuan mungesat e Shametit dhe Zeqirit, megjithatë nuk ka justifikim për kampionët. Përballë është një skuadër që ende nuk ka debutuar përpara publikut të vetë, duke treguar limite të cilat i ka pranuar edhe trajneri Artan Bano. Një ekip me ngërç të madh psikologjik, për më tepër që do të përballet me kampionët. Megjithatë Lagunarët u dhanë një leksion rivalëve në kampionat me pikën e marë në Selman Stërmasi ndaj Partizanit javën e shkuar, duke konfirmuar se dalëngadalë po përmirësohen dhe janë të gatshëm të prishin punë, qoftë dhe skuadrave të mëdha të kampionatit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...