Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Keqardhje për penalltinë, por mund të kishim pësuar më shumë

Gentian Mezani ka vetëm një keqardhje pas takimit të humbur 2-1, ndaj Skënderbeut në Korçë, atë të penalltisë së humbur në minutën e 84-t, nga Nika. Gjithsesi, trajneri i laçianëve tregohet realist dhe pranon se skuadra e tij mund të kishte pësuar më shumë gola në këtë takim.

“U munduam të bëjmë një ndeshje të mirë, por Skënderbeu ka futbollistë superiorë dhe mund të kishim pësuar edhe më shumë gola. Gjithsesi, kam pak keqardhje për penalltinë, sepse mund të kishim marrë një pikë me mjaft vlerë”, tha Mezani.

Trajneri vlonjat i Laçit u shpreh optimist për gjendjen e ekipit, ndërsa theksoi se skuadra do të përqendrohet veçanërisht te ndeshjet në fushën e saj, për të marrë sa më shumë pikë.

“Në fundjavë do të përballemi me Flamurtarin dhe do të kërkojmë të marrim pikë. Në fushën tonë do të kërkojmë pikë ndaj çdo kundërshtari, qoftë ky edhe Skënderbeu. Kemi një ekip me lojtarë të rinj, të cilët po vijnë duke u përmirësuar. Fangaj është duke zhvilluar ndeshje të mira, por po presim edhe rikuperimin e Qaqit”, mbylli trajneri i Laçit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...