Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Cikalleshi bëhet baba, ndan gëzimin në Instagram

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është bërë baba, për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi 27 vjeçar, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Zyrtarisht Baba ! Falenderoj Zotin qe me beri te perjetoj sot parajsen e kesaj bote ! RAJNA”, shkruante kavajasi, ndërsa ka postuar edhe një foto teksa mban në krah vogëlushen e tij.

Menjëherë kanë vërshuar urimet në adresë të Cikalleshit, ku nuk munguan thuajse të gjithë futbollistët e kombëtares, si Hysaj, Gjimshiti, Grezda, Roshi, Berisha, Sadiku, etj., por edhe një sërë lojtarësh të katëgorisë superiore. Nuk kanë munguar edhe urimet nga fan grupi i klubit që zotëron kartonin e Cikalleshit, Basaksehir, por edhe nga aktori i humorit Bes Kallaku.

Sokol Cikalleshi luan në Turqi, për klubin e Osmanlispor, ku është huazuar nga kampionët e Basaksehir. Ai është i martuar me Kornelian, ndërsa tani sollën në jetë edhe vogëlushen Raina.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...