Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja i sukesshëm me eksperimentet, Donjet Shkodra si Andrea Pirlo

Skënderbeu vijon marshimin drejt kreut me objektivin e qartë për të rikthyer titullin kampion në Korçë. Merita e ringritjes së bardhekuqve është e trajenrit Ilir Daja që përveçse po u merr më të mirën lojtarëve të tij, po arrin me sukses të gjejë për disa prej tyre edhe pozicione të reja në fushë, eksperimente që deri më tani kanë rezultuar të suksesshëm. Në sfidën ndaj Lushnjes u pa që në rolin e një shkatërruesi, apo një futbollisti me tipare për numrin 6 u vendos Donjet Shkodra, mesfushori me tipare sulmuese që në fushë simbolizon numrin 10, ashtu sic e ka mbi supe.

Një lëvizje të tipit alla Pirlo që të paktën në sfidën ndaj lagunarëve rezultoi pozitiv, pasi Shkodra ishte një nga më të mirët në fushë, duke mbyllur aksionet e kudnërshtarëve për të nisur me pasimet e tij skuadrën drejt sulmit. Daja ka treguar se futbollistëve di t’u marë më të mirën në rolin e tyre natyral, por edhe në pozicionet e reja në fushë. Kështu Gjergji Muzaka nuk luan prej kohësh në të djathtë të sulmit, por që në kohën kur dyshja Daja-Muzaka ishte tek Tirana si dhe tani në Korçë, mesfushori preferohet në mesfushën me 3, si një qendër e djathtë. Tefik Osmani ka marë komplimenta për paraqitjen e tij në rolin e një shkatërruesi përpara mbrojtjes, një pozicion të cilin trajneri Ilir Daja ia besoi në fushë lojtarit me eksperiencë.

Një tjetër lëvizje ka qënë edhe ajo e James, që në ndeshje të caktuara ka luajtur pikërisht në mesfushën me 3, aty ku sot luan Muzaka. Jo më kot Skënderbeu ka një ritëm të jashtëzakonshëm, pasi ka një grup të mirë futbollistësh që drejtohen nga një strateg i cili kërkon të marë maksimumin nga futbollistët jo vetëm në pozicionet e tyre natyrale por edhe në vendpsjet e reja taktike.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...