Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Në futboll fiton ai që shënon, jo ai që luan më mirë

Trajneri Hasan Lika nuk e nisi në mënyrë të mirë aventurën e tij në drejtimin e Luftëtarit, por duhet thënë se skuadra e tij sot zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, pavarësisht rezultatit.

“Në futboll fiton skuadra që shënon gola, jo ajo që luan më mirë. Ne sot i patëm mundësitë, por nuk dërguam topin në rrjetë. Jam i mërzitur, por futbolli ky është”, tha durrsaku.

Lika ka rezerva edhe për golin e Bakajt, si për gjyqtarin, por edhe për mungesën e Fair Play-t, nga ana e sulmuesit të Kukësit, Bakaj.

“Nuk po pretendoj që ishte pozicion, por vërshëllima krijoi konfuzoin dhe gjyqtari duhej të kishte ndërprerë ndeshjen, sepse Beqiri e la topin. Pastaj edhe Bakaj, nuk pranoi të bëjë Fair Play-n, e nevojshëm në këto raste”, tha durrsaku i Luftëtarit.

Hasan Lika vlerësoi gjendjen e ekipit dhe u shpreh se ka besim që skuadra do të futet në rrugën e duhur shumë shpejt, pavarësisht humbjes, ndoshta të pamerituar të sotme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...