Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare, Claude Puel trajneri i ri i Leicester City-t

Claude Puel është zyrtarisht trajner i Leicester City-t në Premier League. Klubi anglez, nëpërmjet një njfotimi për shtyp, zyrtarizoi në krye të “dhelprave” trajnerin francez, i cili vitin e kaluar ka drejtuar Southamptonin. 56-vjecari do ta marrë menjëherë detyrën, teksa do të debutojë të dielën, në transfertë me Evertonin. Para se të nistd eksperiencën në Angli. Puel ka drejtuar emra të rëndësishëm të futbollit francez si: Monaco, Lille, Lyon dhe Nice. Klubi i Leicesterit njofton gjithashtu se Michael Appleton do të vazhdojë ta mbajë pozicionin e ndihmëstrajnerit.

Pas marrjes së detyrës së re, francezi deklaroi:

“Është prvilegj i madh për mua detyra si trajner i Leicester City-t, skuadër, ambiciet e së cilës janë edhe të miat. Jam i ekzaltuar nga fakti që më duhet punoj në një klub që vetëm pak kohë më parë ka fituar titullin në Premier League por që synon të arrijë suksese të mëtejshme në këtë nivel.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...