Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ballotta elozhe Strakoshës: Sillet si veteran

Thomas Strakosha vijon të marrë vëmendjen sportive në Itali, me paraqitjet e mira që po e shoqërojnë, nga një ndeshje në tjetrën. Portieri i kombëtares shqiptare u zgjodh për të 3-tën herë radhazi, portieri më i mirë i javës në Serinë A, nga ‘WhoScored.com’.

Së fundi Strakosha ka marrë elozhe edhe nga ish portieri i Lazios dhe Interit, Marco Ballotta. Ky i fundit është shprehur se Strakosha ka sjellje prej veterani dhe do të jetë portieri i Lazios për 10 vitet e ardhshme.

“E kam thënë edhe herë të tjera. Strakosha ka sjellje prej veterani, nëse shikon se si vendoset në portë dhe si drejton repartin e mbrojtjes. Është ende i ri dhe ndoshta do të bëjë edhe ndonjë gabim, por mund t’ju them se me të, Lazio ka gjetur portierin e duhur, për të paktën 10 vitet e ardhshme”, tha Ballotta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...