Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luhet Kosovë-Letoni, tifozët “arma” plus e Dardanëve për të synuar fitoren, publikohet formacioni

Këtë të hënë, Kosova do të tentojë të marrë fitoren e parë në një ndeshje zyrtare që nga momenti që njihet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA. Përballë përfaqësueses kosovare do të jetë Letonia. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës dhe ashtu si të gjitha ndeshjet e Kosovës edhe kjo sfidë do të transmetohet live në orën 19:30 në Supersport 3. Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje trajneri i  përkohshëm i Kosovës Muharrem Sahiti deklaroi se atmosfera në skuadër është pozitive dhe mbështetja e tifozëve mund ta çojë Kosovën drejt suksesit.

“ Kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve. Brenda grupit entuziasmi është i lartë dhe atmosfera është pozitive. Të gjithë futbollistët e dëshirojnë me çdo kusht fitoren. Të gjithë lojtarët e konsiderojnë të veçantë këtë ndeshje pasi do të luajnë përballë publikut të zjarrtë kosovar. Mendoj se me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë do të arrimë ta fitojmë këtë duel”.

Asnjë ndryshim në formacionin zyrtar të Kosovës në ndeshjen ndaj Letonisë nga ai që kishte publikuar Supersport një ditë më parë.

Kosova: (4-2-3-1): Ujkani, Aliti, Dallku, Rrahmani, Vojvoda,Kryeziu, V.Berisha, Rashica,Halimi, B.Berisha, Muriqi

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...