Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Italia mbeti jashtë Botërorit, por fundjava e Serie A vjen me përballje spektakolare

Pas apokalipsit që përmbysi gjithë pritshmritë e Italisë për Botërorin, kampionati është kahu i duhur nga duhen rivënë shinat me Serinë A që rikthehet fuqishëm duke dhuruar emocione të forta me përplasjet e mëdha, siç është derbi i Romës apo Napoli-Milan. 7 nga skuadrat kryesuese do të sfidohen mes tyre dhe vetëm Inter rezervon një përballje jo direkte edhe pse ajo me Atalëntën në San Siro sërish mbetet një sfidë interesante. Kalendari premton takime, të cilat sjellin sfida që duken sikur të ishin projektuar pikërisht për të ngushëlluar sadopak zhgënjimin e pësuar nga të kaltërit. Derbi i kryeqytetit Roma-Lazio është ndeshja më sfiduese që serviret si pjatë e parë, sepse siç dihet një derbi krijon histori por në këtë rast skuadra që fiton bën një hap të rëndësishëm përpara  në garën e pretendetëve për titull. Immobile rikthehet në fushën e tij të preferuar ku përballë do të ketë mbrojtjen më të fortë të kampionatit. Më pas rradhën e ka Napoli që duhet të rinisë nga stopimi me Chievon përballë një Milani triumfues ndaj Sassuolos. Të dielën të gjithë prozhektorët janë për Sampdoria -Juventus. Skuadra e Giampaolos luan gjithnjë e më mirë  dhe vjen e karikuar nga fitorja e sapo shënuar në derbi ndërkohë që Juventus mundi më vështirësi Beneventon. Sampdoria do të tentojë të gjitha shanset edhe pse Juventus nuk do të lëshojë pe. Në mes të këtyre sfidave Interi do të tentojë të futet në një korsi të sigurtë edhe pse Atalanta nuk është një kafshatë e lehtë, sërish skuadra e Spalletit ka treguar të jetë solide dhe me vazhdimësi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...