Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza surprizon Teutën, ngjitet në vendin e dytë

Kamza vijon të surprizojë, teksa ka mposhtur Teutën në ‘Niko Dovana’ dhe ka arritur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, Skuadra e Ndreut menaxhoi mjaft mirë lojën dhe ‘iu fal’ një supergoli të serbit Raçiç, për të marrë 3-pikëshin në Durrës.

Teuta ishte disi më kërkuese gjatë pjesës së parë, ndërsa skuadra e Ndreut bënte lojën e zakonshme, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundërsulmuar rrezikshëm. Kamza gjeti avantazhin në minutën e 28’, kur sulmuesi serb Stevan Raçiç, mori një top në hyrje të zonës dhe goditi menjëherë duke shënuar një gol mjaft të bukur në portën e Kastratit.

Teuta nuk u pajtua me rezultatin dhe u hodh në sulm në pjesën e dytë, por u ‘tradhëtuan’ nga boshnjaku Dediç, që goditi me bërryl kundërshtarin dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Gjithsesi, Teuta vijoi të ushtrojë presion, në kërkim të golit të barazimit, ndërsa pretendoi edhe për penallti në 2 momente, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari kryesor. Nga ana tjetër, Kamza vijoi me strategjinë fillestare, duke u munduar të ulë ritmin e lojës dhe të dalë rrezikshëm në kundërsulm, ku në 2-3 raste mund të kishte shënuar edhe golin e dytë.

Përfundon 0-1 dhe Kamza ngjitet menjëherë në vendin e 2-të, me 23 pikë, 5 më pak se Skënderbeu dhe 1 më shumë se Kukësi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...