Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Fitore e vështirë, nesër prezantojmë një blerje të madhe

“Jam shumë i lumtur me fitoren, sepse e kam thënë vazhdimisht që në Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Përballë kishim Vllazninë që ka disa element pozitivë në përbërje, madje 2-3 prej tyre i kemi pasur edhe ne si objektiv për t’i afruar gjatë verës. Jam i bindur se shkodranët nuk e meritojnë atë vend në renditje, me përbërjen që kanë”, u shpreh Duro.

Flamurtari rimerr vendin e dytë dhe konfirmon forcën e saj, por trajneri Duro shprehet se skuadra mund të kishte disa pikë më shumë, nëse arbitrat nuk do të ishin bërë protagonistë. Sa i përket merkatos, Duro konfirmoi se nesër vjen te vlonjatët një futbollist mjaft i mirë dhe i shtrenjtë, që pritet të ndihmojë ekipin dhe të rritë konkurrencën.

“Mendoj se mund të kishim më shumë pikë, kur kam parasysh disa barazime të tepërta, por edhe disa gabime vendimtare të arbitrave, që na kanë kushtuar shtrenjtë. Unë e kam fituar bastin tim, pasi ndërtova një ekip me lojtarë që nuk e njihnin superioren dhe ia kemi dalë më së miri. Nesër presim që ekipit t’i bashkohet edhe një tjetër lojtar i shtrenjtë, që do të na ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit”, tha Duro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...