Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Kemi nevojë për ndërhyrje në merkato!

Trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj, pavarsisht fitores ndaj Bylisit i kërkoi presidencës të ndërhyjë në merkato pasi këtij ekipi i mungojnë lojtarët me eksperiencë.

“Mungojnë lojtarët me eksperiencë. Vetëm Meksi ka luajtur 1 vit në Superiore. Të gjithë të tjerët luajnë për herë të parë. Kam qenë koshient për vështirësinë. Oshilacionet të çojnë në dramatizimin e rezultatit. Rezultatet kanë qenë të kthyeshme gjithmonë. Duhet patjetër që të ndërhyjmë në merkato. Nuk është vetëm thjeshtë kjo. Lojtarët që janë aktualë të përqendrohen këtu dhe mos kenë mëndje për të shkuar diku tjetër”.

“Që nga fillimi na mungojnë 3 lojtarë që i kishim planifikuar ti kishim në organikë. 2 ganezë dhe Shala, që pësoi dëmtim në miqësore. Këto na lanë një boshllëk shumë të madh.Boshtin e skuadrës e plotësuam me lojtarë që nuk kishin eksperiencën e duhur në Superiore. Të afrojmë sa të mundet, për të rritur konkurrencën brenda skuadrës. Kur mungon oponenca në stërvitje, skuadra sfumohet. Jemi të impenjuar për ta rregulluar”, u shpreh Ahmataj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...