Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Rezultati i padrejtë, me lojë dominuam ne!

Tjetër humbje për Skënderbeun në kampionat që vazhdon të notojë në ujra të turbullta. Trajneri i korçarëve Julian Ahmataj e pranoi edhe njëherë se skuadrës së tij i mungon eksperienca pasi edhe ndaj Teutës dominoi me lojë dhe u ndëshkua nga dy gabime individuale.

“Janë dy lojtarë të dëmtuar, Xhufo është mesfushor, i kemi komunikuar të jetë më i kujdesshëm. Jemi detyruar ta vendosim këtë lojtar në këtë pozicion. Është reparti ku kemi më shumë probleme. Ndeshja nuk ka lidhje fare me rezultatin, kishim dominim me qarkullim topi dhe në raste. Kemi depërtuar brenda linjave të Teutës, por ndeshja sfumohet nga dy momente”.

“Jam shumë i kënaqur me lojën që u ndërtuar, por duhet të jemi më të kujdesshëm në lidhje me rezultatin. Mund të kishim më shumë pikë.Kemi humbur raste në ndeshjet e kaluara. Nuk duhet të ulim kokën, shënojmë në çdo ndeshje pavarësisht problemeve që kemi, kemi mundësi t’i rikuperojmë në vazhdim“, deklaron Ahmataj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...