Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ajaxi hedh hapin e madh, barazi kontraktuale mes meshkujve dhe femrave

Ajaxi konfirmohet mes klubeve që janë gati të përqafojnë inovacionin. Shoqëria holandeze ka firmosur një marrëveshje për barazinë kontraktuale të të federuarve, meshkuj dhe femra. “Harkëtarët” janë të parët në botë që e mbështesin në këtë mënyrë futbollin e femrave.

Sikurse njofton Euro Sport, Edwin van der Sar, drejtori i përgjithshëm i Ajaxit, dhe Ko Andriessen, drejtues i lartë i sindikatës së punëtorëve, kanë firmosur një kontratë e cila parashikon kushte të njëjta si për meshkujt dhe për femrat, për rrogën minimale, ditët e pushimit, sigurimin shëndetësor dhe për pagën në rast të dëmtimeve të rënda, që e mban futbollisten për një kohë të gjatë larg fushave të blerta.

Daphne Koster, përgjegjëse për sektorin e femrave tek klubi më i madh holandez, e komentoi me shumë entuziazëm këtë zhvillim të ri.

“Me këtë marrëveshje kolektive mund të bëjmë një tjetër hap të madh drejt profesionalizmit. Shpresoj që edhe klubet e tjera të ndjekin shembullin tonë. Deri tani mund të nënshkruanim kontratë që zgjasnin maksimumi dy vjet dhe një e federuar mund të largohej edhe në mes të sezonit. Kjo marrëveshje i ndryshon tërësisht gjërat.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...