Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Analizë KUQ E ZI/ Nga Skuka te Xhixha, statistika e tre “yjeve” të Superiores

Emisioni “Analizë KUQ E ZI”, që zhvillohet çdo të hënë (18:00) në SportNews nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalisti i Kombëtares U19, publikon statistikat e legjionarëve shqiptarë.

“Analizë KUQ E ZI”, u ndal te Xhuliano Skuka, Redon Xhixha dhe Eneo Bitri. Tre futbollistët e njohur të Superiore, kanë hedhur hapin e radhës në karrierat e tyre.

Sulmuesi i Partizanit do të transferohet në Francë te Metz, goleadori kurbinas i kampionëve të Tiranës ka arritur akordin me Qarabag në Azerbajxhan, ndërkohë që kapiteni i “Demave” firmosi me çekët e Banik Ostrava.

E nisim nga Skuka: 24-vjeçari dibran ka realizuar 10 gola këtë sezon në kampionatin shqiptar, 53% të goditja drejt portës i ka të sakta dhe driblimet në masën 62%.

Xhixha ka shënuar një gol më shumë me Tiranën, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Superiore. 24-vjeçari ka dhënë 11 pasime vendimtare, ndërkohë që ka realizuar me sukses 43% të driblimeve.

Rrugën e rrjetës e gjeti dy herë edhe Bitri, pavarësisht se luan si qendërmbrojtës. 26-vjeçari i ka pasimet e sakta në masën 88%, ka fituar 79% të dueleve ajrore dhe 73% të dueleve ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...