Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

ANALIZË KUQEZI/ Ramadani: Ju tregoj më të fortët në Serie A, Berisha për 2-3 vjet në ekip të madh

Çfarë deklaroi Ramadani në 'Analizë Kuqezi'? Intervista e keqkuptuar e mesfushorit kuqezi
Çfarë deklaroi Ramadani në 'Analizë Kuqezi'? Intervista e keqkuptuar e mesfushorit kuqezi

Në lidhjen direkte me emisionin “ANALIZË KUQEZI”, çdo të hënë në SportNews (18:00) nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, Ylber Ramadani zbuloi ekipin më të vështirë në Serie A.

“Motori” i kombëtares shqiptare, po performon shumë mirë në sezonin e parë me Leccen. 27-vjeçari nuk i kurseu elozhet për Medon Berishën, kapitenin e Shqipërisë U21 dhe kolegun e tij tek ekipi nga Salento.

Napoli është skuadra më e fortë që kam ndjerë deri tani, ekip që brenda na ka dominuar në të dy pjesët. Ekip shumë i mirë, fantastik. Sidomos mesfusha me lojtarë shumë të lëvizshëm, e vështirë t’i markosh. Napoli më ka bërë shumë përshtypje. Ishte Simeone në pjesën e parë, në të dytën u fut Osimhen dhe bëri diferencën. Napoli më ka befasuar deri tani.

Lecce? Kur erdha në fillim këtu, Berisha më tha: shyqyr Zotit që nuk ke marrë rroba dimri, sepse këtu është shumë ngrohtë. I thashë që në Skoci qëndrojmë me rroba të gjatë deri në prill, maj. Është shumë ftohtë në Skoci.

Trajneri D’Aversa dhe zëvendësimi i Hjolmund? Ai ka qenë shumë lojtar i rëndësishëm këtu. Tifozët e donin, ishte kapiteni i ekipit. Kishin frikë kur u largua ai. Unë kam besim shumë në vetvete, e dija që do të shkoja në ekip më të madh.

Lexo edhe: 

Kjo më bën të ndihem mirë, kam mentalitet. Trajneri më tha përpara debutimit në kampionat: përgatitu, luaj sikur ke luajtur në miqësore dhe përballë Comos. Do e marrësh vendin e kapitenit. I thashë që jam gati, prandaj kam ardhur këtu. Trajneri dhe Berisha më kanë ndihmuar shumë. Berisha është djalë i ri, por shumë i pjekur për moshën që ka. Më ka ndihmuar edhe me gjuhën në aspektin taktik.

Debutimi i Berishës me Leccen? Jo se është shoku im, por është një lojtar i së ardhmes. Ka cilësi të jashtëzakonshme. Mbajeni mend: pas 2-3 vitesh do të jetë në një ekip shumë të madh. Ka teknikë fantastike, ka goditje fantastike, godet që nga mesi i fushës. Ka shumë personalitet, e ka treguar edhe me Shqipërinë U21. Në të ardhmen do të luajë në ndonjë ekip shumë të madh europian.

A e kam ndjerë ndonjëherë veten të nënvlerësuar? Unë gjithmonë, si Kombëtare si në ekipe, kurrë nuk kam folur. Kurrë nuk kam folur, gjithmonë kam ulur kokën dhe kam punuar. Puna të shpërblen. As në media nuk dal, mbaj kokën ulur dhe punoj fort. Sepse dua të shkoj edhe më lart. Kam punuar dhe mendoj se ky është suksesi im dhe i çdo lojtari“, theksoi Ramadani.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...