Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bakaj-show në “Gol pas Goli”: Unë jam portieri titullar, ja çfarë i thashë Maliqit

Edvan Bakaj ishte heroi i Dinamos në sfidën ndaj Kastriotit, pasi me 2-3 pritje vendimtare, ia doli të mbajë të paprekur portën dhe të ndihmojë të tijtë të marrin tre pikët. Në intervistën për SuperSport, Bakaj zbuloi prapaskenën me Shkëmbin për portën, por edhe çfarë i tha Maliqit në momentin që arbitri akordoi penallti.

“Mendoj se duhej të ndanim përgjysmë me kapitenin Ibraimi, çmimin e më të mirit të ndeshjes. Portieri mund të bëjë shumë mirë për të mbajtur ndeshjen 0-0, por kapiteni shënoi golin që na dha fitoren, ndaj duhej të ishim të dy këtu.

Unë stërvitem vazhdimisht me Harizajn dhe qëllimi ynë është të jemi gjithmonë gati për të dhënë më të mirën për skuadrën, sa herë që trajneri na kërkon të jemi në fushë.

Kam folur edhe me Ibraimin dhe mund të them që nuk jemi aty ku duhet, pavarësisht fitores,. Dinamo ka fanellë të rëndë dhe për ta përfaqësuar me sukses, duhet derdhur edhe gjak në fushë.

Në fillim të sezonit, trajneri Shkëmbi tha se unë do të jem portier i parë, por do të merrnin edhe Harizajn si një portier i ri, i talentuar. Unë e pranova, por i thashë që do të stërvitem gjithmonë për të qenë titullar dhe kështu kam bërë gjithmonë. Jam stërvitur me intensitet, si të isha titullar në sfidën e radhës dhe kjo ka dhënë frytet e veta.

Kur arbitri dha fillimisht penallti, nuk mendova gjë, por i thashë Maliqit që u mësuat keq me mua që pres penallti dhe po i shkaktoni lehtësisht.

Vërtetë Dinamo është një skuadër me fanellë të rëndë dhe histori, por problemi i ekipit tonë është se ka kaluar shumë vite në Kategorinë e Parë dhe tani është krijuar nga e para, ndaj duhet të kemi pak më shumë durim. E di që kjo fjalë është e vështirë në Shqipëri, por gjërat nuk bëhen me buton.

Ne kemi vendosur që do të marrim premio vetëm kur fitojmë ndaj skuadrave që kemi sipër vetes, jo poshtë vetes”, deklaroi Bakaj.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...