Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ballkani me një këmbë në grupe, në Hungari për formalitet

ballkani
ballkani

Kampionët e Kosovës Ballkani janë 90 minuta larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, krejt çka i duhet skuadrës nga Suhareka është të ruajnë avantazhin prej 3 golave në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Varosi” në Mesokovesdi qytezë në veri të Hungarisë për shkak se UEFA i ka ndaluar klubet bjelloruse të luajnë në vendin e tyre dhe janë të obliguar të luajnë në teren neutral. Ballkani e dominoi në mënyrë absolute ndeshjen e parë në Prishtinë duke I lënë kundërshtarit shumë pak hapësira për të vepruar duke bërë një paraqitje spektakolare.

Forma e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është një element më shumë që qëllimi është afër të arrihet. Për sa i përket lojtarëve të lënduar, Qëndrim Zyba ka udhëtuar me ekipin në Hungari dhe do të rivlerësohet gjendja e tij fizike para ndeshjes për të parë nëse është i gatshëm për të luajtur.

Në listë për këtë ndeshja është futur edhe përforcimi i ardhur së fundmi, Arb Manaj, i cili do të jetë një opsion më shumë për sulmin e portokallezinjve. Siç edhe bënë zakonisht, Daja nuk pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në formacion për dallim nga ndeshja e kaluar dhe mund ta shohim 11-shen startuese sikurse ajo në Prishtinë.

Lexoni edhe: 

Për trajnerin nga Tirana do të ishte hera e 3-t që shkon në fazën e grupeve me një skuadër, diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner shqiptar më parë. Aq më tepër statistikat flasin në favor të tij, pasi në fazën kualifikuese në Europë ka 11 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ballkani ka pësuar vetëm 1 humbje në garat evropiane këtë sezon, atë nga Ludogorets në udhëtim që ishte një mësim i mirë për atë se si duhet të luaj në ndeshje të tilla dhe gabime të ngjashme si në Bullgari nuk tolerohen. Ndeshja ndërmjet Bate Borisov dhe Ballkanit luhet të enjten duke filluar nga ora 20:00 dhe vjen në transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e SuperSport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...