Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona “një rrugë e dy punë” në Amerikë, prezanton mesfushorin: Sfida më e rëndësishme e karrierës!

Barcelona, ashtu si dhe skudrat e tjera më të rëndësishme të Kontinentit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri teksa aktualisht blaugranasit e drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez kanë fluturuar për në Amerikë ku në program janë disa miqësore. Pikërisht nga Los Angelos, katalanasit prezantuan edhe goditjen e tretë të kësaj merkatoje pas Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez.

Fjala është për atë që konsiderohet si pasuesi i Sergio Busquets, Oriol Romeu. Mesfushori i ardhur nga Girona theksoi se përgatitet të nisë një nga sfidat më të mëdha në karrierën e tij ndërsa shtoi se është i lumtur të rikthehet në shtëpi duke qenë se është aktivizuar me spanjollët në sezonin 2010/2011.

Lexo edhe: 

“Dua të theksoj se në këtë fazë të karrierës kam shumë vetëbesim. Për mua Barcelona paraqet një sfidë shumë entuziaste, por njëkohësisht edhe më të rëndësishmen për mua. Besoj që transferimi te Barcelona vjen në momentin më të mirë, dua të arrij objektivat dhe të ndihmoj skuadrën jo vetëm si lojtar, por edhe si një person i rëndësishëm për grupin jashtë fushës.

Emocionet dhe ndjesia janë të mrekullueshme. Pas shumë vitesh në klube të ndryshme, kam mundësinë të rikthehem në shtëpi dhe për mua nuk ka kënaqësi më të madhe”, u shpreh Romeu.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...