Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Amerika shijon me Messin, debutimi i ëndrrave për argjentinasin. Gol deçiziv në minutën e 94

Nëse debutimi i Lionel Messit në Amerikë me fanellën e Inter Miami do të ishte një skenar filmi, atëherë nuk do të kishte një skenar më perfekt se ajo që ndodhi me argjentinasin në sfidën ndaj Cruz Azul. Ndeshjen e Ligës së Kupës ndaj skuadrës meksikane, Messi e nisi në stol për t’u aktivizuar në minutën e 54.

Rezultati ishte 1-0 për të tijtë, mirëpo në të 65-tën, Inter Miami pësoi golin e barazimit. Të gjithë sytë e të pranishmëve ishin pikërisht mbi Kampionin e Botës i cili duhej të “shpikte” një magji si ato që ka bërë gjatë gjithë karrierës. Dhe, 36-vjeçari nuk i zhgënjeu pritshmëritë e mbi 20.000 të pranishmëve në stadium teksa në të 94-tën mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare.

Lexo edhe: 

Rezultati? Topi në trekëndësh me portierin që nuk mund të bënte asgjë dhe stadiumi në festë. Ishte perla e parë e Messit në Amerikë, një gol deçiziv që i dhuroi fitoren dhe tre pikët Inter Miamit në fazën e grupeve të Kupës së Ligës.

Padyshim debutimi i ëndrrave për “pleshtin” që në fund mori edhe përgëzimin e David Beckham teksa në Amerikë duhet të mësohen me spektaklin pasi ishte pikërisht kjo arsye pse e transferuan një si Lionel Messi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...