Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Befason Flamurtari, firmos mes ish-in e Partizanit dhe Tiranës

Idriz Batha kthehet në futbollin shqiptar, por jo në Superiore. 31-vjeçari, i cili në elitën e futbollit shqiptar ka spikatur në radhët e Partizanit dhe Tiranës, ka firmosur me Flamurtarin në Kategorinë e Parë.

Mesfushori me shumë përvojë është prezantuar si përforcim shumë i rëndësishëm në faqen zyrtare të klubit vlonjat, që ka ambicie për t’u ngjitur në Superiore.

Lexo edhe: 

Për dy sezone rresht, Batha është aktivizuar në Ligën e Parë të Rumanisë me Uta Arad, skuadër me të cilën është aktivizuar në total në kampionat në 69 ndeshje (ka shënuar një gol).

Nënshkrimi me një lojtar kaq cilësor tregon se drejtuesit e Flamurtarit duan me çdo kusht Superioren. Aktualisht skuadra kuqezi renditet në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, me tetë pikë më pak se Bylisi kryesues (38 pikë).

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...