Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bekaj: E lexova lëvizjen e Ibraimit, gabim nëse e konsiderojmë të fituar titullin

Visar Bekaj ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes te Tirana me penalltinë që i priti Agim Ibraimit. Në intervistën pas ndeshjes, portieri bardheblu theksoi, sikurse trajneri Shehi, se Tirana nuk duhet të mendojë se e ka fituar titullin që tani. “E kam thënë edhe më herët që objektivi është ndeshja e radhës. Nëse gjykojmë kështu, do ta arrijmë qëllimin. Nëse mendojmë se jemi kampionë, mund të ndëshkohemi.

Pritja e penalltisë: “Çdo lojtar i bën lëvizjet e veta, e analizon kundërshtarin. E lexova goditjen e Ibraimit. Për penalltitë punoj më shumë me Shehin.

Me lehtë titullar te Kosova apo Shqipëria? “Normalisht unë shkoj ku më thërret zemra, por se ku mund të luaja është dytësore. Muric po bën shumë mirë te Kosova, por edhe Etrit Berisha te Shqipëria. Mund të jetë një motivim më shumë për mua në stërvitje.

Sulmuesi më i fortë te Tirana: Edhe Xhixha, edhe Seferi, edhe Devid, por do të thosha me Seferin kam më shumë duele gjatë stërvitjeve.

Premio për titullin: Do të kemi, sigurisht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...